Përfundojnë votimet në Tuz, nis numërimi i votave

Përfundojnë votimet në Tuz, nis numërimi i votave

72
0
Shares

Sapo kanë përfunduar votimet në komunën e Tuzit në Mal të Zi ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë rrteh 64.5% nga afro 12 votues të regjistruar për votim.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon” .

Në rast fitoreje, Gjeloshaj do udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit. “Qëllimi unë është që kjo të jetë një ditë feste për malësinë, pasi i cilësojmë si historike këto zgjedhje”, tha Gjeloshi.

Shumë shqiptarë nga diaspora u kthyen në vendlindje për të votuar, në mënyrë që sic thonë ata shqiptarët të jenë zot në komunën e tyre.

“Kam ardhur nga jashtë, vetëm për të votuar, pasi më pëlqeu fakti që partitë shqiptare u bashkuan nën moton ‘Malësia na bashkon’ dhe besoj se do t’ia dalim të fitojmë”, shprehet një votues.

“Fitorja e parë, është bashkimi i partive shqiptare”, shprehet një tjetër votues, që ka ardhur nga jashtë, për të votuar sot.

Gajtë ditës u publikua edhe një video, nëpërmjet të cilës shfaqet një malazez, që pretendon se është paguar 50 euro, për të votuar partinë e Milo Gjukanoviçit.

Në një intervistë për “Top Channel” kandidati shqiptar për të kryesuar Komunën e Tuzit, Nikë Gjeloshaj, i cili falënderoi gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe u shpreh i bindur në fitore.

A jeni i kënaqur me pjesëmarrjen në votime?
Ju falënderoj pikë së pari për interesin që keni treguar gjatë ditës së sotme. Procesi zgjedhor ka ecur me një frymë të mirë, përveç atyre problemeve teknike. Unë jam i bindur që bashkimi shqiptar ia ka dalë të fitojë. Falënderojmë të gjithë shqiptarët që na kanë mbështetur në këtë sukses.

Është publikuar një video, ku partia rivale paguan 50 euro për një votë. Keni një koment për këtë?
Këto janë fenomene që ndodhin në Ballkan, por mendoj se duhet të merren organet kompetente me këtë çështje dhe të hetojnë mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY