‘I forti i Shkodrës’/ Gjykata e Shkodrës njeh vendimin belg, Safet Bajri...

‘I forti i Shkodrës’/ Gjykata e Shkodrës njeh vendimin belg, Safet Bajri do vuajë 9 vite burg në Shqipëri

93
0
Shares

Gjykata e rethit verior ka njohur dënimin e drejtësisë belege për dënimin me 8.9 vite burg për Safet Bajrin.

Safet Bajri u arrestua mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonë “Xhamllikut” në Tiranë.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Në mungesë të ekstradimit, Bajri do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Kush është “i forti i Shkodrës”:

Safet Bajri u arrestua pasditen e 21 shtatorit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Po ashtu në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga edhe 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Më 25 janar 2017 ai u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY