Porosia e Ramës për ministrat: Ikni nga studiot

Porosia e Ramës për ministrat: Ikni nga studiot

89
0
Shares

Kryeministri Rama kërkoi sot nga të gjithë deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me ish-deputetët të opozitës, pas vendimit të tyre për të djegur mandatet.

Sipas Neës 24, në këtë porosi Rama është shprehur ndër të tjera se “ata janë një grusht politikanësh pa norma” dhe se “askush të mos të dalë më në asnjë studio TV me të ikurit”.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet të ketë thënë Rama.

“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”, ka shpjeguar kryesocialisti.

Kërkesa e Ramës për stafin e tij qeveritar mendohet se erdhi pas performancës së dobët të deputetëve dhe ministrave të tij në përballje me deputetët e opozitës por edhe me p[anelet e gazetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY