Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur

0Shares
0

Dy familje shqiptare që jetonin në Castelcovati, në provincën e Brescia-s janë bërë protagonistë të mediave lokale në vendin fqinj. Kjo për shkak të një konflikti mes tyre i cili shkaktoi 4 të plagosur.

Banesat e tyre kanë qenë afër njëra-tjetrës, ndërkohë që karabinierët janë duke hetuar shkakun e konfliktit i cili solli më pas dhunën shkruan BresciaToday.

Në fillim pati ofendime dhe të bërtitura, e më pas nga shqiptarët janë përdorur thikat dhe shishet e thyera. Në total, numri i personave që u përfshinë në sherr ishte 6, ndërsa 4 prej tyre u dërguan në spital pasi kishin nevojë për ndihmën mjekësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje