Qindra te rinj shoqerojne Bashen ne Tirane

Qindra te rinj shoqerojne Bashen ne Tirane

53
0
Shares

Disa qindra te rinj iu bashkuan kryetarit te PD , Lulzim Basha gjate nje sere takimesh dere me dere ne Tirane.

Një student iu drejtua kryetarit të PD, Lulzim Basha:
‘U bëj thirrje të gjithë studentëve që nesër të jenë në protestë për një kauzë të përbashkët. Që ato pika që ne kemi kërkuar, të plotësohen sepse e ardhmja jemi ne, studentët e dytë të dhjetorit”.
Basha e ftoi studentin që t’i bashkohet protestës së Unazës së Re për të ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së nesërme në kryeqytet.
Basha iu drejtua në këmbë zonës së Astirit së bashku me të rinjtë.

• Basha: Dita e nesërme është dita e rinisë shqiptare. Nesër shqiptarët e bashkuar do ta vendosin Edi Ramën përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit.

Basha: Falemnderit për këtë pritje studentëve dhe banorëve të zonës. Këta janë studentë të inxhinerisë dhe arkitekturës. Sicc e tha edhe një ish-student i dhjetorit, që dita e nesërme është dita e studentëve shqiptarë, jo vetëm për kërkesat e drejta që ju shtruat dhe u shpërfillën në mënyrë kriminale, sepse ato të drejta që ju takojnë ky kryeministër i konsideron pronë të tij dhe i ndan me një grusht oligarkësh.

I shpërfilli sepse mënyra më e mirë sipas tij për ta mbajtur një popull është për ta mbajtur në injorancë dhe nuk ka njerëz që Edi Rama të ketë më shumë frikë se rinia e shkolluar, se studentët shqiptarë.

Dita e nesërme është dita e rinisë shqiptare sepse kur themi se shqiptarët e bashkuar si asnjëherë në këto 30 vite , në protestën më të madhe të tre dekadave, do të marrin fatin e tyre në dorë, ajo që unë kam parasysh është se fatin e Shqipërisë europiane do ta marrë në dorë rinia europiane.

Para një viti nisi një rezistencë kundër prishjes së Teatrit, një afere prej 200 milionë eurosh, para 3 muaj e gjysëm, nisi qëndresa e banorëve të Unazës së Re, kundër prishjes së shtëpive të tyre, ku Edi Rama do i jepte një kompanie fantazëm 18 milionë euro. Të gjitha këto nisën si kauza të njerëzve të dëshpëruar. Kështu nis edhe përpjekja studentore.

Falë qëndresës së intelektualëve dhe qytetarëve tek teatri, falë qëndresës dhe bashkimit tek unaza dhe falë lëvizjes studentore, gjerat kanë ndryshuar.

Qytetarët nuk duhet të fshihen, Edi Rama duhet të fshihet.

Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë.

Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit.

LIVE

LIVE – Së bashku me të rinjtë dhe banorët e Astirit tek Unaza e Re për të ftuar shqiptarët të protestojnë e të bëhen pjesë e ndryshimit të madh #16Shkurt #Protesto.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 15 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY