Dy viktima nga gripi në Senatoriumin e Tiranës

Dy viktima nga gripi në Senatoriumin e Tiranës

227
0
Shares

Në harkun kohor të disa ditëve kanë humbur jetën 2 persona respektivisht 47 dhe 41 vjeç si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkri dhe që lidhet me të ashtuquajturin simptomat e gripit të derrit..

Personat kanë mbërritur në senatoriumin e Tiranës, në gjendje tepër të rëndë nga Elbasani me pneumoni bilaterale dhe insufiçencë gati totake të mushkrive shkaktuar nga agjentë virale grip. Nga ISHP nuk ka mbërritur kinfirmimi për llojin e virusit.

Rasti i parë me vdekje ka ndodhur të premten dhe vdekja e dytë e moshës 41 vjeç mëngjesin e sotëm. Ndërkohë një tjetër burim nga ky spital tha për Neës 24 se ka patur 3 raste të rënda të referuara me pneumoni bilaterale me origjinë virale nga spitali rajonal i Elbasanit në harkun kohor të 10 ditëve të fundit.

Dy prej rasteve janë të moshës nga 35-40 vjec dhe janë vendosur në ranimacion në terapi intensive. Burime nga ky spital thonë se nuk ka ende një konfirmim se kemi të bëjmë me prekje të të sëmurëve nga virusi AH1N1 ose që njihet si gripi i derrit.

Konfirmimi zyrtar duhet të bëhet nga laboratori i ishp ku janë çuar mostrat për ekzaminim. Mjekët deklarojnë po ashtu se është bërë një spostim i stinës virale nga dhjetor-janari që ka qënë vitet e kaluara drejt muajit shkurt. Shkak për këtë mendohet të jenë bërë luhatjet e temperaturave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY