Kurbin, 63-vjeçari gjendet i pajetë në parcelë

Kurbin, 63-vjeçari gjendet i pajetë në parcelë

71
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcelë. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ku sipas policisë, viktima merrte mjekime për shkak se vuante nga skleroza.

“Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës”, sqaron policia.

Blutë e Kurbinit thonë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY