VIDEO/ ”E lypshim Arianin dhe nuk e gjetëm”, detaje të reja nga...

VIDEO/ ”E lypshim Arianin dhe nuk e gjetëm”, detaje të reja nga aksidenti në Brezovicë

121
0
Shares

Të tjera detaje mësohen nga aksidenti fatal që i mori jetën Arian Dacit, zëvendësministrit të diasporës në Kosovë, dhe njëherësh djalit të ish-kryeparlamentarit Nexhat Dacit.

Për disa orë me radhë për shkak të terrenit të vështirë trupi i tij është mbajtur në një nga hotelet në zonë, dhe më pas është transportuar nga grupet e shpëtimit. Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e një prej miqve të tij, që ka qenë i përfshirë në operacionin për nxjerrjen e Dacit nga orteku.

Arian Grazhda mes emocioneve pikëlluese, pasi e kishte shok të ndjerin Daci, ka treguar se si ka ndodhur fatkeqësia, ku tha se brenda 40 minutave kanë arritur që ta nxjerrin nga orteku Arianin, por kur e kanë gjetur kishte humbur jetën.

 “Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e kena humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë ka jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet.

Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet. Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me tha 40-45 minuta.

Jemi ka shumë shokë, jemi organizuar, jemi ka 50 veta duke e lyp, por kur e gjetum, kemi humbur shokun. … Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la’, ka thënë dëshmitari”, është shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY