Kush biznesmeni i grabitur në Durrës, policia prangos 5 persona

Kush biznesmeni i grabitur në Durrës, policia prangos 5 persona

166
0
Shares

Pas grabitjes së banesës së biznesmenit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, 5 persona janë shoqëruar në polici.

Biznesmeni i cili u grabit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, është E. Kelmendi. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë.

Dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Grabitësit pasi arritën të merrnin sasinë e parave, të maskuar  dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, por më pas e kanë lënë të lirë duke ia mbathur në drejtim të paditur.

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY