Policia kap magazinierin shqiptar të drogës, plagosi edhe një polic

Policia kap magazinierin shqiptar të drogës, plagosi edhe një polic

91
0
Shares

Policia italiane arrestoi një shqiptar pasi u kap në një laborator kokaine. 46 vjeçari shqiptar, rezident në Montegiorgio, u arrestua pas një operacioni masiv të policisë në Fermano.

Në këtë operacion u përfshinë karabinierë dhe një heliokopter nga Pescara.
Shqiptari shmangu një pikë kontrolli të karabinierëve duke bërë manovra të rrezikshme me makinën e tij Toyota e për pasojë, një karabinier pësoi një plagë në dorë dhe në këmbë.

Ai u arrestua më pas prej forcave të policisë. Pasi u zhvillua një kontroll në një vilë jashtë Montegiorgio-s, u gjet një rafineri artizanale për përpunimin e kokainës, ku ndodheshim 400 gram kokainë dhe një gramë drogë e përpunuar, e ndarë në doza. Aty u gjetën dhe 500 euro, mjete prerëse të kokainës, mjete për paketim dhe një peshore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY