Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar studentët për protestën e tyre.
Sipas Bashës lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë. Qeverinë aktuale, kreu i PD, e bëri fajtore për vrasjen e shpresës së shqiptarëve.
“Sot është 11 dhjetori. Partia demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/340872869836634/
Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithecilit, mirënjohjen”, u shpreh Basha.
28 vite më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar që mbyllej me ikjen e shqiptarëve. Sot Shqipëria është në fundin e një qeverisje të kalbëzuar që ka primare oligarkinë.
Ky është kalbëzimi që u vret shpresën shqiptarëve dhe i shtyn të largohen sa më parë.
Etja për ta marrë dhe mbajtur me çdo kusht pushtetin ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit. Sot, sfida jonë më e madhe, është kthimi i besimit tek njerëzit se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë do të vijojmë luftën tonë.
Shpirti i të rinjve është sërish mes nesh, armatosja me guxim e kurajo për prindërit dhe vetë ata që të mos heshtin kur qeveria u shemb shtëpitë dhe tallet në fund me ta. Ulërima e dhimbjes së mijëra familjeve që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve.
Kjo është lëvizja, garancia e demokracisë. Është mësim për këdo që mërpërkëmb zërin e qytetarëve. Mrekullia e demokracisë është që qeveria bën çfarë i bën populli.
Lëvizja studentore, bekim për Shqipërinë. Zoti bekoftë guximin e tyre, Zoti bekoftë Shqipërinë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












