Rudina Hajdari trondit, lë mandatin, askush nuk e beson partive të mëdha

Rudina Hajdari trondit, lë mandatin, askush nuk e beson partive të mëdha

368
0
Shares

Në “Ditën e Rinisë” deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se do të lërë mandatin pasi të konsultohet edhe me elektoratin e vet.

Vajza e Azem Hajdarit, në një status në Facebook ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike, teksa ka thënë se kjo forcë politike nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj. Sipas deputetes së PD, një parti politike s’mund të shkojë kurrë në fitore me fotografi apo me thirrje nacionaliste.

Postimi I plotë:

E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh..

Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY