Presidenca ul në gjysmështizë flamurin, Meta ka një mesazh mirënjohje

Shares

Flamuri kombëtar është ulur gjysmë shtizë në Presidencë.

Presidenti Ilir Meta ka marrë këtë vendim në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e presidentit George H.W Bush.

Bush ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.

Edhe Kosova ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së George H.W Bush.

Postimi i Metës:

Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...