Zgjidhet ‘ngërçi’ me KLGJ, Zaganjori thërret mbledhjen e gjyqtarëve për zgjedhjen e...

Zgjidhet ‘ngërçi’ me KLGJ, Zaganjori thërret mbledhjen e gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve

59
0
Shares

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të thërrasë mbledhjen e të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e Vetingut.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pritet të zgjidhen 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mbledhja do të mbahet më 12 dhjetor ku pritet të jenë 11 kandidatë të cilët vijnë nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit dhe nga ato të Rretheve.

Zaganjori u shpreh se ngritja e KLGJ-së është një hap para në përmbylljen e reformës në drejtësi, pas ngërçeve të krijuara në ngritjen e organave si KLP dhe KLGJ.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.

Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Duke patur parasysh faktin e dorëheqjes apo skualifikimit për shkaqe ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të disa gjyqtarëve kandidatë, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

  1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

  1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
  3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
  4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

  1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
  3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
  6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY