“Duam një shtëpi që mos na hyjë shiu brenda”, klithma e 4...

“Duam një shtëpi që mos na hyjë shiu brenda”, klithma e 4 fëmijëve pa baba

89
0
Shares

Pesë anëtarë të familjes Gjikola në fshatin Sopot të Bulqizës jetojnë me vetëm një ndihmë 100 mijë lekë të vjetra.

Malvina Gjikola, e cila kujdeset për 4 fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, po jeton në kushte të mjerueshme. Shtëpia është tërësisht e pabanueshme, pasi i gjithë shiu që bie jashtë futet brenda dhe kudo mbizotëron lagështia.

Në ditët e acarta të dimrit jeta për nënën dhe 4 fëmijët e saj bëhet akoma më e vështirë.

 Vetë vogëlushët thonë se dhurata që do donin për fundvit do të ishte një shtëpi e re që dhe ata të kishin mundësi të jetonin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Malvina bën apel për ndihmë pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY