Qytetarja e mashtruar te Bulevardit të Ri thirrje protestuesve tek Astiri: “Mbrojini...

Qytetarja e mashtruar te Bulevardit të Ri thirrje protestuesve tek Astiri: “Mbrojini me armë shtëpitë”

416
0
Shares

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite që nga prishja e banesave për zgjerimin e bulevardit të Tiranës, banorët e prekur nga ky projekt ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Fax News ishte këtë të mërkurë pranë kësaj zone, ku zhvilloi një intervistë me një prej banorëve të prekur nga prishja e banesave që prej 2 vitesh jeton me qera dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Ana Alla, një prej banoreve që i është prishur banesa dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Për mikrofonin e Fax News, Ana tregon se prej 2 vitesh jeton me qera.  Ndërsa ajo gjatë intervistës me gazetaren Eksiola Shehu ka edhe një mesazh për banorët e Astirit. Ajo kërkon që ata të mos tërhiqen nga protesta dhe t’i mbrojnë me armë banesat e tyre pasi në të kundërt do të dalin të humbur.

Në atë kohë edhe pse disa familje patën përplasje me policinë dhe bënë rezistencë për mos prishjen e banesave, nuk ia dolën që të mbronin banesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY