Rama do të mbajë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme, skema e...

Rama do të mbajë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme, skema e ngjashme me Fatos Nanon

286
0
Shares

Kryeministri Rama mund të shmangë zyrën e Presidentit për të drejtuar ministrinë e Brendshme me të njëjtin person që u bllokua nga Presidenti.

Burime bëjnë të ditur se Kryeministri nuk do të propozojë një kandidaturë të re, për të zëvendësuar Fatmir Xhafën, pas mosdekretimit të Lleshit si minister, shkruan Panorama.

Por ndërkaq Parlamenti do të votojë shkarkimin e  Xhafës ndërkohë që Kryeministri Rama dot të emërojë si zëvendësministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.

Sandër Lleshi do të ketë emërimin si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por me atribute për të drejtuar këtë dikaster shumë të rëndësishëm.

Ky është precendet që Kryeministri Edi Rama  e ka vënë në zbatim edhe më parë.

Rast konkret është Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili drejtohet nga zv.drejtori i Përgjithshëm, Helidon Bendo.

Ky i fundit u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon Bendo sot e kësaj dite nuk ka marrë ende pëlqimin e Ilir Metës me dekret.

Si i tillë, Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm, gjë që nuk e ka penguar të bëjë ndryshime të thella në dikaster.

E njëjta skemë pritet të ndiqet nga Kryeministri Rama edhe për Sandër Lleshin, i cili do të jetë drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, por nga funksioni i zv.ministrit.

Pra me emërim direkt nga Kryeministri, por me rrogë më të ulët.
Vete Lleshi nje nate me pare ndodhej ne nje protokoll te larte ne nje aktivitet kulturor ne Kryeministri. Ai edhe pse i padekretuar ishte ulur afer Kryeministrit.

Përvoja e qeverisjes me zv/ministra vjen nga një prej qeverive të Fatos Nanos. Në kabinetin e tij të fundit 2002-2005, ai drejtoi disa ministri me zëvëndësministra pasi nuk arriti mazhorancën në Parlament për të votuar katrë emra të rinj ministrash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY