I “hëngri kokën” zv/ministrit të Arsimit, Muka i zë vendin Demos

I “hëngri kokën” zv/ministrit të Arsimit, Muka i zë vendin Demos

138
0
Shares

Taulant Muka është zv.ministri i ri i Arsimit dhe Sportit, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ervin Demon që dha dorëheqjen pak kohë më parë.

Demo u akuzua nga studiuesi Taulant Muka për plagjiaturë, por pak javë pa dorëheqjes së tij i ka marrë postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Taulant Muka denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Ndërkohë Demo teksa theksoi se ishte vënë në shënjestër nga politika e baltës, u shpreh pas dorëheqjes se: “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY