KOMENTI/ “Xhafaj, beteja e fituar e opozitës! Emërimi i Gjeneral Lleshit një...

KOMENTI/ “Xhafaj, beteja e fituar e opozitës! Emërimi i Gjeneral Lleshit një lajm i mirë”

108
0
Shares
Agron Gjekmarkaj

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Fatmir Xhafa dha dorëheqjen ose pat veç disa minuta në dispozicion për ta firmosur para se ti vinte shkarkimi pa shumë temena. Saimir Tahiri anuloi konferencën e paralajmëruar për shtyp. Me gjasë këto akte kushtëzojne njëra-tjetrën. Kushedi ç’kumt a zezone do te na percillte sot ylli i shuar i Rilindjes, Saimir Tahiri.

Me shumë gjasë objekt i daljes së munguar ishte Fatmir Xhafa, i thekur dhe i ndezur në armiqësi me Sajmen. Diçka si në republikat e Amerikës Latine po konsumohet në vendin tone. Lufta brenda llojit për të gjithë ata që i besojnë sadopak Darvinit është më e tmerrshmja.

Dëshmorët e saj po bien një pas një në altarin e perzhitur të këtij pushteti. Lidhja e politikës me krimin paditet gjithnjë e më shume, ditë pas dite, ore pas ore dhe ky është problemi themelor.

Mbajtja e Xhafës deri tani ka qenë një kosto e lartë për vendin dhe imazhin e tij siç ndodhi me Saimir Tahirin dikur. Babalja e fitoi betejën e tij. Tregohuni të ndershëm me të. Mos i bini më në qafë. Babalja një të mirë ja bëri atdheut, e çliroi atë nga Fatmir Xhafa, një ish-komunist krenar dhe mbi te gjitha një minister arrogant dhe i dështuar.

Edi Rama i nderdyzur dhe i frikur, në një ditë kur propaganda po i digjej ndër duar, si flakë kashte, nga zjarri i krimit të cilit i ka shkelur syrin mot pas moti vendosi të çlirohej nga armiku personal Fatmir Xhafa. Kostoja e të cilit po e zinte nën vete si barra e rënde viskun riosh.

Largimi i Xhafës si më parë ai i Tahirit është një fitore për opozitën, mediat dhe opinionin publik. Faktet e tyre u vërtetuan dhe presioni i saj funksionoi në dy plane.

Së pari ngjiti tek shoqëria për një ngjizje vëllazërore të pushtetit me krimin e organizuar.

Së dyti e bindi Ramën që Xhafa mund ta merrte me vete në luginën e përvajshme të të rrëzuarve ku kuja e dhembja s’ka te sosur!

Shpresojmë që arsyeja e dorëheqjes-shkarkim, të mos lidhet me të vetmen gjë të mirë që ka bërë gjatë mandatit të tij si ministër, arrestimin ditët e fundit të disa bandave.

Kjo do të ishte ogurzezë për Shqipërinë dhe një gur më tepër në qafën e Kryeministrit.

Edi Rama befasoi me zëvendësuesin e Xhafës. Gjenerali Sander Lleshi, ish zëvendës shefi i Shtabit të Ushtrisë, i shkarkuar padrejtësisht nga detyra vite me parë, nga Imami, Gjunkshi etj, prej vitesh këshilltar i Ramës për Sigurinë dhe Mbrojtjen sot zuri vendin e tij.

Befasi në vetvete ky lajm. Sander Lleshi ka një CV te admirueshme dhe nje format moral dhe etik te paqortueshëm, gjë jo shume e zakontë për shumicën e ministrave te Rames ne përgjithësi, te cilet shfaqen si prerje mediokre dhe modeste ne rrafsh intelektual e publik!

Gjenerali në fjalë e ka staturën per cdo post publik në Shqipëri. Njeri i ndershëm dhe dinjitoz. Por Gjenerali duhet ta dije që këllira e kënetës së krimit perzihet nga politika. Tentakulat e oktapodit te mafias jane kudo. Ai duhet ta kete të qarte qe po merr përsiper nje detyrë të vështire në një moment delikat per qeverisjen e Edi Rames, i cili beri me ne fund nje zgjedhje cilesore.

Nese largimi i Xhafes është nje fitore e Opozites, emerimi i Sander Lleshit shndërrohet së paku sot sepse koha mbetet më i miri “gentiluomo” në një lajm të mirë për shoqërinë. Duke i uruar suksese Gjeneralit, i kujtojme vargjet e Kadaresë “kjo rruga dredhon si gjarpër i zi, për ku je nisur Gjeneral Moisi?” ! Duhet tradhtuar politika për ta mundur krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY