“Kohën e bëjnë njerëzit”, Aurela Basha fton per reflektim mbi të shkuaren

“Kohën e bëjnë njerëzit”, Aurela Basha fton per reflektim mbi të shkuaren

98
0
Shares

Albanian Clutural Society është një grupim individësh shqiptarë dhe të huaj që ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare. E themeluar nga Domenick Scaglione, kjo shoqëri organizoi të shtunën shfaqjen e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit” realizuar nga gazetarja Desada Metaj ku veç pjesmarrësve vendas, të ftuarit erdhën edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Holanda. Në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Aurela Basha, kryetare e Bordit, ndër të tjera nënvizoi se dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste. Kjo është edhe tema qëndrore e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”. Ky dokumentar flet për rikthimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50 vjeçare nëpërmjet dëshmive të atyre që vuajtën gjatë komunizmit në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY