Çfarë po fshehin Rama dhe Veliaj deri në zgjedhjet lokale

Çfarë po fshehin Rama dhe Veliaj deri në zgjedhjet lokale

115
0
Shares

Kreu i  Departamentit të Mjedisit, Jamarmbër Malltezi zbuloi sot disa fakte trondiste në lidhje me planet për ndërtim brenda Parakut të Liqenit të miratuara në fshehtësi të plotë nga kryebashkiaku Veliah dhe Krymeinistri Rama.

Disa javë më parë Partia Demokratike denoncoi planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit por ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë.

“Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.  Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës. “ – shprehet Mallatezi deri sa dënoncon planet e reja  për ndërtim  i cili ka hedhur poshte Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit.

“Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës Po në planin e ndryshuar, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit. “- thotë më tej Malltezi.

” Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë ëebsite zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (ëebsitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur)

Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit.

Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij!

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!”- perfundon deklaratën Kreu i  Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokartike, Jamarmbër Malltezi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY