Arrestim i i Arben Cukos, historia që e coi në pranga ish-deputetin...

Arrestim i i Arben Cukos, historia që e coi në pranga ish-deputetin socialist

356
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi sot ish deputetin e PS-së dhe ish drejtori i burgjeve, Arben Cuko.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si Drejtor Çukon me motivinn e rritjes së sigurisë në burgje. Vendin e tij e zuri Stefan Çipa.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si Drejtor Çukon me motin e rritjes së sigurisë në burgje, 2 muaj më parë. Vendin e tij e zuri Stefan Çipa.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY