Hiqen 4 lejë minerare në zonën e Krujës, Ministria sqaron arsyet

Hiqen 4 lejë minerare në zonën e Krujës, Ministria sqaron arsyet

116
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës ka revokur 4 leje minerare në Krujë.

Arsyeja është për shkak të shpalljes të peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon.

Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.

Njoftimi:

Mbi fillimin e procedurave të revokimit të lejeve minerare në Zonën e Krujës në zbatim të VKM Nr.468, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon” dhe Urdherit të Përbashkët Nr.322, datë 13.09.2018 “Për ngritjet e grupit të punës për kontrollin mbi zbatimin e kërkesave të Lejeve të Mjedisit dhe të Lejeve Minerare.

Në Zonën e Krujës, ka filluar proceduara per revokimin e lejeve minerare.

Aktualisht ka filluar proceduara për revokimin e 4 lejeve minerare të cilat janë:

  1. Leja minerare Nr.926/1, date 09.03.2003 për mineral gur gëlqeror, në objektin “Krastë e Ziltës”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Latomia Tirana” sh.p.k për arsye se nuk është zhvilluar aktiviteti minerar në zonën për të cilën është dhënë leja minerare në fjalë.
  2. Leja minerare Nr.708, datë 08.07.2003, për mineral gur gëlqeror në objektin “Pengile”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Karaj” sh.p.k
  3. Leja minerare Nr.666/1, datë 19.03.2012, për mineral gur gëlqeror në objektin “Makaresh”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Makaresh” sh.p.k
  4. Leja minerare Nr.899, datë 08.08.2005, për mineral gur gëlqeror në objektin “Krastë”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Babasi -2” sh.p.k

Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY