FIER/ Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri të Vangjel Ziajt

FIER/ Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri të Vangjel Ziajt

71
0
Shares

Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar sot një pasuri rreth 1 milion euro të Vangjel Ziajt pas një vendimi të gjykatës së Fierit.

Në një njoftim të policisë thuhet se “Forca e Ligjit” kreu sekuestro preventive ne shumen prej 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziai.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:

-Vangjel Ziai, 50 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

  • Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:
  • Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
  • Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
  • Një automjet i markës “Benz”.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të. Ziaj është i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh me 32 vjet e gjysem burg.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY