DEBATI/ Xhisiela akuzon për manipulim të intervistës, përgjigjet Eni Vasili. Dy televizionet...

DEBATI/ Xhisiela akuzon për manipulim të intervistës, përgjigjet Eni Vasili. Dy televizionet përplasen

239
0
Shares

Xhisiela Maloku deklaroi sonte në opinion se kishte dhënë dy intervista për top channel dhe në se intervista saj ishte e montuar duke nxjerrë kontekstin që donte televizioni.

Eni Vasili, në emisionin e saj Open, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut duke deklaruar se asgjë nuk është manipuluar.

“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.

“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka”, shtoi Eni Vasili.

“Intervista në Top Channel ka qenë e montuar, kanë nxjerrë kontekstin që duan”, akuzoi Xhisiela Maloku në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte e ftuar mbrëmjen e sotme.

Përplasja e televizioneve top channel dhe tv klan

Sic duket pas intervistës në top channel, Xhisiela ka zgjedhur opinion për të dhënë një version edhe më të kopsitur të saj që dominohet nga refuzimi i dhunës dhe përgenjështrimi i denoncimit të saj në polici.

Vetë opinion e futi këtë intervistë në transmetim përmes faqes së emisionit në Facebook ndërkohë që intervista e saj për top Channel po transmetohej në këtë televzion duke ndarë audiencën dhe ndërkohë duke e kurthuar edhe më tej linjën e rrëfimit të vajzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY