Dokumenti: Djali i deputetit ishte në kërkim por hynte e dilte në...

Dokumenti: Djali i deputetit ishte në kërkim por hynte e dilte në komisariat

69
0
Shares

Një ndër lajmet që mori vëmendjen e publikut dhe mediave sot, ishte denoncimi që bëri Emiljano Nuhu, ish-nënkomiosar, i cili denoncoi kërcënimet që i kishin ardhur sipas tij nga zyrtarë të lartë të PS, për çështjen e akuzës që rëndon mbi djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja, për përdhunimin e ish-të dashurës.

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, gazetari Mentor Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja, i akuzuar për përdhunim të ish-të dashurës së tij në korrik të këtij viti, ka qenë me precedent penal edhe më parë.

“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, është shprehur Kikia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY