Çollaku: Një ministër është fotografuar me Bajrat. Ka shumë femra të zhdukura

Çollaku: Një ministër është fotografuar me Bajrat. Ka shumë femra të zhdukura

135
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku, të hënën, deklaroi se grupi kriminal ‘Bajri’ ka lidhje me eksponentë të lartë të qeverisë socialiste.

Çollaku tha në studion e emisionit “Opinion”, se një ministër i kësaj qeverie është fotografuar me grupin kriminal në fjalë dhe pritet publikimi i këtyre fotove.

Është një grup me aktivitet të madh kriminal si brenda dhe jashtë vendit. Shumë miq të mi shkodranë që e njohin këtë ngjarje më shumë se ne sot, mbase po habiten se çfarë po themi duke e ditur saktë se sa grupe kriminale kemi në Shkodër, me kë janë të lidhur edhe me njëri-tjetrit, por edhe me politikën. Unë kam pyetur shumë njerëz që i dinë mirë këto ngjarje, jo vetëm në polici por edhe në terren. Ata më thonë se shumë biznesmenë janë larguar nga Shkodra dhe nga Shqipëria, kryesisht pas gjobvënieve të këtij grupi. Ka shumë femra të zhdukura. Nëse ky operacion ka pas 50% sukses është për shkak të ndërkombëtarëve.

Çollaku deklaroi se ky grup kriminal ka pasur lidhje të ngushta me politikën, kryesisht me ministra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY