FOTO/I mungoi ekranit për dy vite, rikthehet në Top Channel spikerja e...

FOTO/I mungoi ekranit për dy vite, rikthehet në Top Channel spikerja e njohur e lajmeve

866
0
Shares

Kushdo e mban mend spikeren e lajmeve Monika Stafa. Mjafton të përmendje emrin e saj dhe e kuptoje se në Top Channel, edicionet e lajmeve identifikoheshin me të.

Monika Stafa ka qënë prej vitesh imazhi i edicionit informativ në këtë televizion, duke u kthyer kështu në figurën më të preferuar të shikuesve.

Prej disa vitesh shkëputje, Monika është rikthyer sërish në televizion, për të dhënë sërish lajmet.

Ka qënë vetë spikerja e cila ka ndarë disa foto në Instagram, teksa shkruan se ‘kur shokët të ndjekin me kujdes’, që nënkuptojnë faktin se ato foto ia kanë dërguar miqtë e saj.

Monika Stafa  është shfaqur në transmetim në edicionin informativ të orës 15:00. Është pothuajse e njëjta, vetëm me një ndryshim të vogël  në portret, me syze optike.

Monika u largua nga televizioni i njohur pas 15 vitesh si pjesë e tij, sepse u zgjodh kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA)./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY