EMRI/Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në një banesë në pallat

EMRI/Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në një banesë në pallat

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 03:20.

Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronesi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi nga policia:

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY