Dhuna në familje nuk njeh të ndalur, në 24 orë denoncohen 7 raste në Tiranë

Ndaje

Duna në familje nuk po ndalon në Shqipëri dhe rastet e 24 orëve të fundit janë një shembull i qartë i rritjes së rasteve.

Brenda 24 orëve të fundit, vetëm në Tiranë janë paraqitur përpara policisë 7 gra të dhunuara nga bashkëshortët e tyre. Dy prej rasteve paraqiteshin të rënda, çka kanë sjellë dhe arrestime.

Rastet

Oficerët e Komisariatit Nr.1 kanë referuar materialet në Prokurori, pasi kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.I. 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases Xh.S.. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi V.V., sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V.. Policia tha se për shtetasen M.V. u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po në këtë Komisariat u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.J. banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti E.J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.4 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Th. banuese në Tiranë, sepse ish-bashkëjetuesi S.T. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Në Komisariatin Nr.5 janë denoncuar 2 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar kërkesëpaditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K., sepse bashkëshorti R.K. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe për shtetasen A.Xh., sepse bashkëshorti Sh.Xh. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.6 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.L., banuese në Tiranë, bashkëshorti shtetasi N.L. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje