“Po sikur mos të dojë të jetë trim”, Erion Veliaj zbulon...

“Po sikur mos të dojë të jetë trim”, Erion Veliaj zbulon mbi emrin e fëmijës

125
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Arjola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti pret ardhjen në jetë të një djali, për emrin e të cilit duket se do të vendosë Arjola. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës i cili ka thënë në  ‘Pop Culture’se këtë përgjegjësi ia kishte lënë bashkëshortes.

“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku ndau edhe një episod kur i kishte thënë bashkëshortes e tij, Ajola Xoxa : “Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.

I thumbuar nëse u lumturua që do të bëhej baba i një djali si një mashkull tipik shqiptar, Lali Eri shtoi: “Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY