VIDEO/Edi Rama pritet me protesta në Elbasan

Shares

Dhjetëra të rinj të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë përpara gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan.

Në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me mësuesit e këtij rrethi.

Protesta po mbikëqyret nga forcat e rendit, për të shmangur edhe ndonjë incident të mundshëm.

Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj na informon se herë pas here ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe grupit të protestuesve, të cilët mbajnë në duar sloganet “Elbasni i narkotrafikut, shteti i narkotrafiku”.

Ndërkohë për të qetësuar situatën, ndodhet edhe drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato, i cili herë pas here negocion me deputetin e PD, Luçiano Boçi, i cili ishte i pranishëm në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...