Lulzim Basha vuri kusht nga Shkodra

Lulzim Basha vuri kusht nga Shkodra

83
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi sot se vendi nuk do të ketë më asnjë reformë pa u ndarë qeveria nga krimi. Hoqëm një ministër që kishte kushërinjtë trafikantë dhe tani kemi një ministër që ka vëllain trafikant, tha Lulzim Basha gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të opozitës në Shqkodër mbajtur sot pasdite.

Kreu i opozitës siguroi shkodranët për solidaritet dhe mbështetje në kushtet kur qyteti ëhstë përfshirë nga vrasje dhe pengmarrje javët e fundit, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të minsitrit Xhafaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Basha duke theksuar se kanë ndodhur 6 vrasje në 2 muaj dhe persona janë të zhdukur i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë dorëheqjen nëse nuk ka guxim të luftojë krimin.

Sipas Bashës, nëse Bushati nuk është i aftë të kryejë detyrën, të mobilizojë policinë ndaj bandave kriminale, ai duhet të japë dorëheqjen.

‘I bëj thirrje drejtuesit të Policisë së Qarkut të Shkodrës të japë menjëherë dorëheqjen.

Nëse nuk ia mban të largohet nga detyra, duke qëndruar në detyrë ai do të jetë njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për gjendjen në Shkodër’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar vrasjeve dhe rrëmbimeve të muajve të fundit në Shkodër, ngjarje të pazbardhura dhe pa autor.

Basha tha se ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.

‘Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve. Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin’, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY