Sulmi ndaj Klodiana Lalës: Vrasje e mbetur në tentativë

Sulmi ndaj Klodiana Lalës: Vrasje e mbetur në tentativë

106
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me sulmin me armë në banesën e prindërve të saj.

Dëshmia ka zgjatur disa orë ndërsa Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” për sulmin me armë që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima në banesën e prindërve të gazetares në Laknas të Tiranës.

Lala është pyetur për disa orë nga prokurori Armand Gurakuqi dhe një oficer i Policisë Gjyqësore në lidhje me ngjarjen, konfliktet e mundshme dhe kërcënimet që ka pasur në të shkuarën.

Por, ka pasur komunikim edhe me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Prezent në Prokurorinë e Tiranës ditën e djeshme kanë qenë edhe drejtues të lartë të Policisë, si Ardi Veliu dhe Skënderaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY