Rreth 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, janë kapur nga policia në automjetin e 37 vjeçarit Artur Gjolena nga Tirana.
Policia ka kapur shtetasin së bashku me një grua e cila akuzohet për moskallëzim krimi.
Dyshohet se droga e gjetur do të shitej.
Njoftimi i plote
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)
• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/531617177285436/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












