Funeral shtetëror për viktimat e tragjedisë në Gjenovë, çfarë ka bërë qeveria deri tani me hetimet

Shares

Deri tani 38 persona janë konfirmuar se kanë vdekur në katastrofë dhe pesë janë ende të pagjetur. Ndërkohë që sot u gjend nën rrënoja një familje e përbërë nga 3 anëtarë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për familjen Cecala. Të pajetë në makinën e tyre u gjetën kryefamiljari Cristian, nëna Dawna dhe vajza e tyre 9-vjeçare Kristal.

Kështu bilanci tragjik shkon në 41 viktima.

Familjet mblidhen për funeralin e së shtunës

Të premten, të afërmit e pikëlluar u mblodhën në sallën e Gjenovës ku u vendosën rreshtat e arkivoleve për funeralin shtetëror të së shtunës.

Anëtarët e familjes përqafuan dhe u lutën. Ata vendosën fotografi dhe lule në arkivole të të dashurve të tyre.

Ceremonia e së shtunës përkon me një ditë kombëtare të zisë dhe do të udhëhiqet nga kryepeshkopi i qytetit, Kardinali Angelo Bagnasco.

Por një numër i familjeve nuk zgjodhën të merrnin pjesë dhe po mbajnë varrime private në vende të tjera në Itali.

Shumë veta nuk duan të marrin pjesë në një vitrinë dhe i kuptoj ata,” tha ai Mauro Brezzo, kapelan i spitalit San Martino të Genoas, për mediat italiane.

Situata me urën dhe çështjet hetimore 

Rënia e një pjese të urës Morandi dhe vdekja e njerëzve në automjete kanë çuar në një debat të ashpër në Itali rreth infrastrukturës së vendit.

Qeveria ka ngritur një komision për të shqyrtuar shkaqet e fatkeqësisë dhe një anëtar spekuloi të premten se një shufër e thyer kabllosh ishte hipoteza kryesore e punës hetimore.

Antonio Brençich, një lektor i Universitetit të Genovës, tha se kishte “llogari të dëshmitarëve okularë dhe video që shkonin në këtë drejtim”.

Ura, e cila u ndërtua në vitet 1960, ka kabllo të vendosura drejt për nga kuvertë në majë të kullave

Çfarë po bën qeveria?

James Reynolds i BBC në Genoa thotë se qeveria populiste e Italisë është e gatshme të tregojë se po merr masa.

Z. Conte konfirmoi të premten se ishin duke u zhvilluar procedura ligjore për ti hequr operatorit t  Autostrade per l’Italia  kontratat e  tij.

Sot qeveria … ka dërguar zyrtarisht në Autostrade per l’Italia letrën e ankesës e cila fillon procesin për revokimin e koncesionit“, tha ai në një deklaratë.

Ai tha se kompania “kishte detyrimin të kujdesej për mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të autostradës” dhe nuk kishte arritur ta bënte këtë. Ai tha se Autostrade ka 15 ditë kohë për të paraqitur kundër-argumente.

Kompania ka insistuar se i ka përmbushur detyrat e saj. Ai tha se ura u monitorua në baza tremujore, siç kërkohet me ligj, dhe kontrolle ekstra u kryen nga ekspertë të jashtëm.

Z. Conte ka thënë se në të ardhmen qeveria do të detyrojë kompanitë që u janë dhënë koncesione për infrastrukturën e Italisë që të investojnë më shumë në mirëmbajtjen dhe sigurinë./K.Balliu

Burimi: BBC

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...