Familjarët u kujdesën për rrobat e Ridvan Zykajt, erdhi i larë në...

Familjarët u kujdesën për rrobat e Ridvan Zykajt, erdhi i larë në gjykatë

187
0
Shares

Familjarët e Ridvan Zykajt janë kujdesur për vrarësin gjatë dy ditëve që ai ka qëndruar në arrest në qelitë e komisariatit të Vlorës, pavaresisht se nuk moren pjese ne seancen gjyqesore per masen e sigurise.

Dy prindërit e tij dhe një vëlla janë në mbrojtje të policisë dhe janë dërguar në një vend të sigurtë pas vrasjes së tetëfishtë që kreu Ridvani ndaj kushërinjve të tij.

Ai sot është paraqitur në gjykiatë me rroba të reja dhe të pastruara ndryshe nga sa ishte në momentin e arrestimit.

Zykaj nuk ka shprehur kurrfarë pendese për krimin ndërsa ka bërë ironi edhe me policët e pranishëm duke u thënë se mezi e kishin arrestuar.

Gjatë procesit nuk është shpjeguar arsyeja se pse kishte enjtje të syrit megjithëse mendohet se ka një goditje në momentin e arrestimit.

Përgjatë procesit gjyqësor nuk është publikuar ekspertiza mjekësore në lidhje me shëndetin mendor të të riut vrasës, ekspertizë që ishte kërkuar nga prokurori i cështjes.

Gjyqi eshte ndjekur vetem nga nje kusheri Zykaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY