EMRI/Babai i Gazmir Dacit kërcënon atentatorin: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë, do...

EMRI/Babai i Gazmir Dacit kërcënon atentatorin: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë, do ta mësojnë kush jam!

100
0
Shares

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol gjatë natës në shtëpinë e tij në Kamëz, e ka treguar me emër se cilin person dyshon si atentator të sulmit ndaj tij. Xhelal Daci tha se autori i atentatoi me tritol është Saimir Kolaveri, vëllai i të ndjerit Valmir Kolaveri, të cilin e vrau i biri i tij Gazmir Daci. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burg.

Xhelal Daci foli me telefon nga jashtë vendit,  ku ndodhej, për mediat në Tiranë dhe reshtoi një seri akuzash ndaj familjes Kolaveri, e cila sipas tij po hakmerrej për vrasjen e të birit. Ai kërcënoi rëndë se do të merrte masa vetë ndaj asaj familjeje në kushtet kur shteti nuk po bënte asgjë.

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjejë këta persona,se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaverit nuk i kam bërë gjë. Çfarë kam për t’i bërë?!  Ne kemi kërkuar mbrojtje nga Policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg.

I bëj thirrje Kryeministrit dhe qeverisë që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua! Do t’ia “shpërblej”, në atë mënyrë që do t’u ikë truri!

Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do t’ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë!

Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje. Përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrotje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqnin djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për atë punë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë, le të quhet kërcënim! Do të bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa.

Nuk kam frikë nga ndjekje penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit. Do të kthehem së shpejti dhe do ta mësojnë se kush është Xhelal Daci”-

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY