Formula 1/ Cmenduri në Gjermani, Hamilton fiton vetëm në fund, Vettel përplaset

Formula 1/ Cmenduri në Gjermani, Hamilton fiton vetëm në fund, Vettel përplaset

114
0
Shares

Lewis Hamilton ka arritur të fitojë cmimin e madh të Gjermanisë në Formula 1. Piloti britanik bëri një garë të “çmendur” i cili edhe pse u nis nga vendi i 14-të arriti të triumfonte në fund.

I pafat ishte piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili po kryesonte garën deri në pak xhiro nga fundi por pas një humbje kontrolli ai goditi muret rrethuese të pistës.

Nga kjo situatë përfitoi Hamilton që ngjitet në vendin e parë të renditjes së pilotëve me plotë 188 pikë duke lënë pas Vettel me 171 pikë.

Dy vendet e tjera të podiumit plotësohen nga Valtteri Bottas që u rendit i dyti dhe pas tij vjen piloti veteran Kimi Raikkonen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY