Modelja bën selfien me babain e vdekur, rrjeti e quan ‘të sëmurë’

Modelja bën selfien me babain e vdekur, rrjeti e quan ‘të sëmurë’

72
0
Shares

Modelja serbe ka postuar një selfie nga spitali ku në sfond ndodhet trupi i babait të saj të vdekur. Kjo ka shkaktuar irritim në rrjetet sociale dhe komente të shumta.

Sipas Daily Mail, shkruhet se personi kishte ndërruar jetë pak minuta para se modelja të bënte foto.

Me kokën e tij të varur mënjanë, Jelica është quajtur ‘e sëmurë’ për postimin e asaj fotoje.

Baba, prehu në paqe. Ne kemi luftuar aq sa mundëm, por nuk është në dorën tonë. Në nuk e vendosim dot sa gjatë të jetojmë. Ai na la në moshën 67 vjeçare. Faleminderit për gjithçka. Jam mirënjohëse që jam bija jote dhe që të kisha ty si baba”. – shkruante modelja.

Ndërkohë kur hodhi këtë foto me fjalët si më lart, komentet ishin të shumta.

Dikush shkruante: “Vetëm një person i sëmurë mund ta bëjë një gjë të tillë.”

“Nuk mund ta besoj se çfarë po shoh e çfarë po lexoj. Jo, nuk ka shpresa për këtë botë”, shkruante dikush tjetër.

Pas këtyre reagimeve modelja Jelica  u detyrua të hiqte foton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY