Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Shkodër, kështu ka ndodhur vrasja

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Shkodër, kështu ka ndodhur vrasja

634
0
Shares

Zbardhen të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj Boran Bercanes dhe Silvi Ndocit të dielën në Shkodër.

Nga burime të policisë mësohet se ekzekutimi i tyre duhet të jetë bërë me automatik me selinsiator.

Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish policin dhe me pas bashkëjetuesen e tij. Mbi çiftin janë zbrazur plot 23 plumba. Nuk përjashtohet mundësia të kenë qenë vrasës me pagesë.

Hetuesit konfirmojnë se vrasësi nuk ka vepruar i vetëm.  Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makine. Pasi u siguruan për vdekjen e çiftit ata u larguan me shpejtësi. Këtë policia e zbuloi pasi këqyri pamjet e kamerave të sigurisë rreth vendit të ngjarjes.

Ekzekutimi është kryer në orën 1.15 të së dielës kur çifti bashkë me djalin e mitur mbërritën me makinë tek pallati ku banonin ne lagjen “Naim Gjylbegu”. Në momentin e krimit fëmija ka qenë në gjumë në sediljen e pasme të automjetit.

Me shume se 30 persona janë shoqëruar prej së dielës. Por asnjë prej tyre nuk është ndaluar. Burime të policisë thanë se po hetohet lidhur me aktivitetin e 30-vjeçarit Boran Bercana para dhe pas largimit nga detyra si inspektor policie. Po hetohen edhe kontaktet e 24-vjeçares Silvi Ndoci, e cila punonte kamariere në një nga lokalet e Shkodrës.

Mesditën e kësaj të hëne dy viktimat e atentatit mafioz u përcollën për ne banesën e fundit. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione të mundshme që mund të çojnë në kapjen e autorëve./Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY