ZLATKO DALIC/Historia tiranase e trainerit që pret të marrë Kupën e Botës

ZLATKO DALIC/Historia tiranase e trainerit që pret të marrë Kupën e Botës

159
0
Shares

Traineri që pret të marrë kupën e botës në futboll në Rusia 2018, Zlatko Dalic drejtoi ekipin e Dinamos në Tiranë për më shumë se një vit. Ai u largua prej aty nga administratori i ekipit, një binzesmen i njohur në Tiranë pas dy humbjeve të ekipit të Dinamos në fillim të vitit 2009.

Në atë kohë Dinamo ishte një ekip pretendues dhe renditejk i dytë në kampionatin kombëtar pas skuadrës së Vllaznisë që ishte në krye.

Igli Allmuca dhe Fatjon Sefa, dy nga lojtarët kyç të Dinamos të atyre viteve, tregojnë më tepër rreth trajneri aktual të Kroacisë, Zlatko Daliç, gjatë një interviste për top channel.

“E kemi pasur trajner me Dinamon para 10 viteve, një trajner jashtëzakonisht shumë i mirë. Mbi të gjitha edhe njeri shumë i mirë, shumë profesionist. Daliç ka qenë një menaxhues shumë i mirë i skuadrës”, rrëfen Igli Allmuca, ish-lojtar i Dinamos.

“E mbaj mend edhe sot e 10 vite, kam qenë 24 vjeç dhe kur ka ardhur isha në hapat e parë me Dinamon. Këtë s’do ta harroj kurrë, për shkak të fitimit të trofeut të Superkupës, unë kam dalë fitimtar në atë ndeshje, pavarësisht se më është dashur të luaj vetëm pak minuta. E mbaj mend shumë mirë sepse më dha besim të plotë”, tregon Fatjon Sefa, ish-lojtar i Dinamos.

Po çfarë thonë ish-lojtarët e Dinamos për mënyrën e punës së Daliç?

“Suksesin që ka arritur Daliç, nëse trajner i Kroacisë do të ishte Mourinho, Guardiola apo Ancelotti, besoj se nuk do të flitej për kombëtaren kroate, por për sukses të këtyre trajnerëve. Mos harrojmë se, vërtet Kroacia ka lojtarë të mirë, por Daliç e mori në ‘play off’ dhe arriti ta çojë në finale të Botërorit. Kështu që është meritë e padiskutueshme e tij”, thotë më tej Igli Allmuça.

“Profesori kishte mentalitet fituesi dhe kërkonte çdo gjë. Edhe në stërvitje na nxiste me njëri-tjetrin që ekipi të dilte fitimtar, gjë që e tregoi edhe me Kroacinë. Atë shpirt iu ka futur edhe këtyre djemve. Me të vërtet që ka merita të padiskutueshme profesori”, tha në vijim Fatjon Sefa.

Sigurisht njohja me të tashmë ka bërë që çdo shqiptar, jo vetëm dinamovitët e tij, tifozë me Kroacinë.

“Jam tifoz me Kroacinë prej Daliçit, sepse unë vet jam me Brazilin. Por do të më bëhej shumë qejfi nëse ai do të fitonte Kupën e Botës”, përfundon Igli Allmuça.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY