Një tjetër tërmet me epiqendër Klosin, lekundjet ende aktive

Një tjetër tërmet me epiqendër Klosin, lekundjet ende aktive

78
0
Shares

Një tjetër tërmet përfshiu pjesën qendrore të Shqipërisë.  Tërmeti me magnitudë prej 3.7, ka pasur epiqendër zonën e Klosit.

Tërmeti ka qenë me një thellësi prej 4 km.

Vendi ynë është përfshirë nga një sërë tërmetesh ditët e fundit, ku më i forti i regjistruar të mërkurën rreth orës 11:00 me magnitudë prej 5.2 me epiqendër zonën e Gjirit të Lalëzit

Termeti i parë i ditës së sotme u ndjene rreth orës 00:49 në distancë 33 km në Veri Perëndim të Tiranës dhe 17 km nga Shijaku.

Tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.3 me epiqendër detin Adriatik.  Qytetarët na tregojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë.  Në 24 orët që pasuan tërmetin e së mërkurës, 4 korrik janë  shënuar 412 aktivitetet sizmike, me intensitet të ulët dhe thuajse të pandjeshëm informoi .Dr.Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave tha për mediat në   mesditen e se enjetës  se aktiviteti sizmik vijon të jetë aktiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY