Ambasadorët e SHBA dhe Britanise: Deshtuat, peshqit e medhenj ende ne oqean

Ambasadorët e SHBA dhe Britanise: Deshtuat, peshqit e medhenj ende ne oqean

85
0
Shares

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka hedhur kritika të forta në drejtim të autoritetet për mos arrestimin e Klement Balilit, duke theksuar se autoritetet “nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin” për ta arrestuar.

Shpresojmë që në ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe ish-kryeprokurorit.

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht. Të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilit. Dy vite më parë DEA bashkëpunoi me autoritetet greke. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg plus. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit në mënyrë të pamëshirshme.”

Nderkohe me pare fjalen e mbjati edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman  i cili tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit”, ai tha se anëtëret e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.

Duncan Norman: Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takimëe të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY