‘Era e ndryshimit’ nga ana tjetër e Adriatikut, Basha motivohet nga Salvini

‘Era e ndryshimit’ nga ana tjetër e Adriatikut, Basha motivohet nga Salvini

65
0
Shares

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka postuar disa foto nga ai vetë në faqen  e facebook-ut nga ku ka paralajmëruar mafien dhe emigrantët kriminelë. Ai i ka shpallur luftë mafies, emigracionit të paligjshëm dhe çdo gjëje që dëmton interesat e italianëve. 

Salvini është zhytur në pishinën e fermës dhe e ka shijuar shumë këtë moment. E ka komentuar si një “kënaqësi e dyfishtë”. Sot ai ka vizituar një fermë në Suvignano, në Monteroni d’Arbia (Siena) që i është konfiskuar mafies në vitin 2007.

Postimi

“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë. Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”, shkruan Salvini në “Facebook”,

Pas këtij postimi, Kryetari i opozitës Basha vjen me një reagim të tij në rrjetin social tëitter, ku është frymëzuar nga ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, në luftën që ky i fundit i ka shpallur mafias.

“Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpëjti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme…”, shkruan Basha në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY