Bëri gol ndaj Anglisë dhe nuk festoi me shqiponjë, Adnan Januzaj tregon...

Bëri gol ndaj Anglisë dhe nuk festoi me shqiponjë, Adnan Januzaj tregon arsyen

109
0
Shares

Garnit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë festuar me shqiponjë në ndeshjen e Zvicrës përballë Serbisë. Shqiptarët më vonë morën edhe një dënim me gjobë nga FIFA për shkak të festës së tyre me simbolin tonë kombëtar.

Por duket se Adnan Januzaj nuk ndjen të njëjtën gjë si shqiptarët e Zvicrës.

Januzaj, i cili gjithashtu ka prejardhje nga Kosova, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Bruksel, edhe pse shënoi gol në këtë Botëror kundër Anglisë, nuk festoi me të njëjtën mënyrë.

“Nuk jam shumë i përqëndruar në momentin pas shënimit të golit. Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha, ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY