Rama dhe Markoviq qeshin për prioritetet ‘Prit, prit se pastaj do këtë...

Rama dhe Markoviq qeshin për prioritetet ‘Prit, prit se pastaj do këtë më shumë kushte”

45
0
Shares

Në një takim me Ambasadorët e BE në Tiranë, si dhe strukturat e integrimit europian në Kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria ka fituar  edhe 12 muaj kohë dhe nuk i ka humbur ato.

Kryeministri pranon më në fund se la një ndryshim mes çeljes së negociatave në mënyrë menjëhershme dhe pas 12 muajve por thotë se  sikur çelja të ishte imediate qeverisë do i duhet punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, nga 6 deri në 12 muaj

“Ka një ndryshim mes çeljes së negociatave në mënyrë të menjëhershme dhe pas 12 muajve, këtë nuk mund ta mohojmë. Por edhe sikur çelja të ishte imediate ne do ta duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, nga 6 deri në 12 muaj, dhe fati që çelja e negociata është përcaktuar pas 12 muajsh, por ndërkohë komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor, është procesi më i plotë dhe i mirëpritur nga ana jonë.

Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur dëgjoj se Evropa ka vënë kushte, nuk ka vënë asnjë kusht por ka nënvizuar kushtëzimet që ka kjo fazë. Qeshëm me kryeministrin e Malit të Zi, kur po diskutonim për 5 prioritet, dhe tha se ‘prit prit se pastaj do këtë më shumë kushte”, kjo është thjeshtë çështje përputhshmërie me parametrat e një vendi të BE.”

Në takimin e Luksemburgut Shqipërise i shtuan edhe 7 kushtet të tjera përvese 5 të parave dhe një ndër to më e rendësishja lufta me forcë kundër krimit të organizuar dhe ajo e korrupsionit në nivelet e larta zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY