Shërbimi sekret i policisë, marrëveshje me shërbimin homolog në Kosovë

Shërbimi sekret i policisë, marrëveshje me shërbimin homolog në Kosovë

103
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ne Tirane dhe Inspektoriati Policor i Kosovës ranë dakord sot për të miratuar një protokoll të përbashkët pune.

2 agjencitë homologe do të kryejnë inspektime të përbashkëta në njësitë e patrullimit të përbashkëta policore, për të siguruar një shërbim policor sa më të përgjegjshëm e transparent ndaj qytetarëve.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Një delegacion i lartë i Inspektoratit Policor të Kosovës u prit sot në një takim nga Drejtorja e SHÇBA-së, Anila Trimi dhe drejtues të shërbimit.

Palët diskutuan gjithashtu mbi shkëmbimin e eksperiencave për hetime pro-aktive dhe shkëmbimin e praktiktave më të mira hetimore.

Inspektoriati i Kosovës shfaqi interes për procesin e Vetting-ut, të ndërrmarrë nga Ministria e Brendshme, objekt i të cilit janë Policia, SHÇBA dhe Garda, me fokus promovimin e pjesës së shëndoshë së këtyre strukturave.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY