Francezja “Liberation” godet ashper: Lufta e Ramës kundër trafikantëve të drogës, një...

Francezja “Liberation” godet ashper: Lufta e Ramës kundër trafikantëve të drogës, një farsë

99
0
Shares

“Dyshimet e rënda të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në negociatat e pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten”. Keshtu e nis “Liberation” shkrimin e vet kushtuar vendit tone, nderkohe qe ministrat e jashtem te BE vendosen shtyrjen e negociatave me Shqiperine per ne qershor te vitit 2019.

Sipas medias franceze, police te armatosur dhe bime kanabis te prera dhe me pas asgjesuar me djegie perbejne klipin promovues të luftes së Qeverisë së Shqipërisë kunder trafikantëve. Si nje ilustrim i “luftës se pamëshirshme kundër krimit dhe drogës” premtuar nga Kryeministri Socialist Edi Rama, i zgjedhur per nje mandat te pare në vitin 2013.

Makinë e dyshimtë
Në qoftë se “kryeqyteti i njohur i kanabisit”, Lazarati, me një prodhim vjetor prej gati 1000 ton, ra në vitin 2014, fara e tij është përhapur. Në vitet në vijim, kanabisi u përhap në të gjitha malet, duke e bërë Shqipërinë prodhuesin më te madh në Bashkimin Evropian. Avionet e policise italiane fluturojne mbi vend prej gjashte vitesh në kërkim të plantacioneve të bimes narkotike. Në vitin 2017, aeroplanët e saj monitorijne një të katërtën e territorit shqiptar. Shumë e përsosur për të qenë e sinqertë, shfaqja e organizuar nga autoritetet është ndërprerë disa herë: korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar … skandalet goditën gjirin e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria dyfishon përpjekjet e saj për të hapur negociatat për pranimin e saj në BE – e cila do të diskutohet në Këshillin Evropian të enjten – shumë janë duke u pyetur: lufta kundër trafikantëve e udhëhequr për pesë vjet nga Edi Rama është vetëm një farsë?

Për oficerin e policisë shqiptare, Dritan Zagani, nuk ka dyshim për përgjigjen. I ndodhur në Zvicër, pas kerkeses per azil politik, ai ishte i pari që denoncoi lidhjet mes autoriteteve të vendit të tij dhe grupeve kriminale. “Para vitit 2013, pati një luftë të vazhdueshme ndërmjet trafikantëve dhe policisë. Ndonjëherë kemi fituar, nganjëherë ishin ata qe fituan. Dhe pastaj gjithçka ka ndryshuar, kriminelët kanë ardhur në pushtet”- thotë Zagani, i cili, nga viti 2009 deri në vitin 2014, ka hetuar per trafikun me Italine.

Gjatë hetimeve të tij, ai vuri re pranine e një makine të dyshimtë: me ngjyrë të zezë, qe përdorej rregullisht nga trafikantët. “Kam marr numrin e targave dhe e kam kontrolluar atë në sistem. Pronari i automjetit: Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm “, thotë polici. Zagani pastaj i dërgon eprorëve te tij një raport që mbetet i paplotësuar … dhe pastaj e gjen veten nën ndikimin e një hetimi të brendshëm, i akuzuar për ofrimin e informatave ne kete hetim. Ata e vene ne arrest shtepiak. Pas tetë muajsh vendos te kërkojë azil në Zvicër.

“Kolumbia e Evropës”
Në jug, autoritetet greke po kapin gjithashtu tonelata kanabis nga Shqipëria fqinje. Dhe ata nuk janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre shqiptarë. Një shembull? Në vjeshtë 2016, Athina i dergon Tiranës një raport prej më shumë se 1,000 faqesh mbi një shtetat me emrin Klement Balili, pronari i një hoteli luksoz në bregdet, ky biznesmen ishte deri vonë në postin e drejtorit të transportit të rajonit kufitar të Sarandës. Grekët e akuzojnë atë se ishte ne krye të një karteli të gjerë të drogës, ndërsa shtypi e quan atë “Pablo Escobar i Ballkanit”. Pavarësisht nga një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Interpol, Shqipëria nuk ishte e shpejtë për të reaguar. Është nisur një kërkim per te, po gati dy vjet më vonë, ai është ende në arrati … Në Athinë, njerëzit ankohen për marrëdhëniet politike që Balili gëzonte në Shqipëri. “Paratë e drogës janë bërë para politike”, tha Fabian Zhilla, ekspert per ceshtjet e sigurise. Partitë politike, sipas tij, kanë mbështetësit e tyre vendas, të cilët financojnë fushatat zgjedhore me paratë e drogës “.

Në prag të zgjedhjeve legjislative të vitit 2017, opozita u perpoq të reagojë për të denoncuar këtë lidhje midis pushtetit politik dhe mafias lokale. E diskredituar vetë nga rastet e korrupsionit, vendos të bojkotojë parlamentin dhe denoncon faktin qe Shqipëria shndërrohet në “Kolumbinë e Evropës”. Pasuan akuzat dhe protestat nen dritaren e Kyeministrit, duke e akuzuar se kishin vënë institucionet policore në shërbim të krimit të organizuar. Pas ndërmjetësimeve ndërkombëtare, formohet një qeveri teknike me synimin për të

Pas ndërmjetësimeve ndërkombëtare, formohet nje qeveri teknike perpara zgjedhjeve  dhe Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i atakuar nga akuzat e Dritan Zaganit, largohet nga posti i tij. Por suksesi nuk zgjat për opozitën. Në fund të zgjedhjeve, më 25 qershor 2017, Edi Rama triumfon. Partia Socialiste fiton shumicën e votave dhe ka luksin e qeverisjes së vendit vetëm. Me duart e lira për ta transformuar Shqipërinë në një integrim në BE, nje tjeter ceshtje e re plasi nga Italia. Policia siciliane po çmonton një rrjet kriminal të dyshuar për trafikun e tonëve të kanabisit shqiptar. Ne krye eshte një kushëri i ish-ministrit “më të popullarizuar” të Ramës … i famshmi Saimir Tahiri. Tani, akuzat e oficerit të policisë Dritan Zagani marrin një rëndësi të re. Versioni zyrtar i qeverisë po lëkundet. Sidomos pas faktit qe emri i Ministrit të Brendshëm, qe ndenji me gjate ne qeveri pas  1991 përmendet në përgjimin e policisë italiane. Saimir Tahiri, megjithatë, do të gëzojë imunitetin e tij si deputet për gati gjashtë muaj. Pasardhësi i tij thotë: faqja e kanabisit shqiptare është kthyer njehere e mirë dhe me të vërtetë. “Nëse shohim të dhënat e vitit 2017, Shqipëria nuk duhet të konsiderohet më një vend që prodhon kanabis. Dhe nuk jemi ne që themi kështu, por Guardia Financiare Italiane, policia doganore dhe financiare e vendit”.

***
Një figurë e Partisë Socialiste shqiptare për gati tre dekada behet ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por tani, ai gjendet në sulmin e kundërshtarëve të tij politikë, të cilët e akuzojnë atë për mbrojtjen e vëllait të tij, të dënuar në Itali në vitin 2008 për trafikim të kokainës. Akuzat refuzohen me mospërfillje nga ministri: “Ju përsëritni argumentet e opozitës,” ai i përgjigjet “Liberation”.

Fatmir Xhafaj megjithatë është në kundërshtim me bashkëpunëtorët e tij italianë. Sepse, nëse nga njëra anë, është e vërtetë se fluturimet e Gardia di Financia vunë re në vitin 2017, 88 plantacione, kundër 2086 në vitin 2016, është po aq e vërtetë se kanabisi  shqiptare vazhdon të jetë i derdhur në brigjet e Puglias. “Ne konfiskuam 860 kg marijuanë dhe hashash në vitin 2015, 13.9 tone në vitin 2016, 34,9 ton në vitin 2017 në gati 10 tone në katër muajt e parë të 2018”, thotë Nicola Altiero, gjeneral brigade ne Bari.

Ai është shumë shqetësuar dhe nuk ndan optimizmin e ministrit shqiptar për ndalimin e prodhimit , “në anën tjetër të Adriatikut”. Ata  janë justifikuara duke thënë se malli i konfiskuar është nga korrjeve në vitet e fundit. Por ne kemi studiuar përqindjen e përbërësit aktiv të pranishëm për të përcaktuar moshën e produktit dhe na duket se prodhimi nuk është më shumë se gjashtë muaj … ”

E zhdukur nga malet dhe duart e fshatarëve, ari i gjelbër tani do të riinvestohet në aktivitete të tjera. Nëse faqja e kanabisit përpiqet të kthehet në Shqipëri, kapituj të tjerë tashmë janë të hapur.

Në Holandë, në Mbretërinë e Bashkuar ose në Francë, të gjitha politikat janë të shqetësuara për zgjerimin dhe format e reja të veprimeve të trafikantëve shqiptarë. Sipas një raporti të fundit nga Europol, Shqipëria është tashmë pjesë në rrugën e drogave të forta dhe është bërë një qendër për trafikimin e heroinës dhe kokainës në pjesën tjetër të Evropës. Një deklaratë e konfirmuar, qe stigmatizon konfiskimet rekorde të kokainës dhe vrasjet misterioze të shqiptarëve në Amerikën e Jugut.

Larg nga të qenit vetëm një çështje e policisë, trafiku i drogës peshon mbi shoqërinë në tërësi. Rritja ekonomike e PBB-së tregon më shumë se 3%, por është larg përfitimit të shumicës së shqiptarëve. Shumë denoncojnë mbajtjen e parave nga droga në ekonominë reale.

Në Tiranë, ndertimi eshte rritur dhe hotelet luksoze po shfaqen në këtë vend, i cili megjithatë mbetet një nga më të varfërit në Evropë. “Ne kemi për të strehuar më shumë se 20,000 banorë të rinj në qytet”, u përgjigj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por edhe FMN-ja nuk është e bindur nga këto partneritete publike-private, dhe dyshime mbeten në lidhje me origjinën e financimit të bumit të strehimit të kryeqytetit.

Megjithe rastet e korrupsionit, të lidhur me skandalet e krimit të organizuar dhe dështime të tjera të “luftës se pamëshirshme kundër drogës” Edi Rama nuk e ka penguar Komisionin të ftojë shtetet anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por a do të jetë i mjaftueshem procesi i integrimit, ky “shërim” i shpresuar nga Kryeministri, për të vrarë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Tani për tani, faktet duken larg përmbushjes së pritjeve të Brukselit …( perktheu: PANORAMA)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY