Hollanda kundër hapjes së negociatave, flet ministri i jashtëm holandez

Hollanda kundër hapjes së negociatave, flet ministri i jashtëm holandez

93
0
Shares

Pasi u tha se Hollanda dhe Franca ishin dy shtetet që ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, Ministri i jashtëm holandez Stef Blok ka folur në lidhje me këtë çështje.

”Shohim progres të të dy vendeve. Shpresojmë që negociatat të nisin shumë shpejt me të dyja vendet. Ne duam të shohim rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.”shprehet Blok.

Ai ka thënë se nuk mund të injorohet fakti se është progres në shtetin ligjor nga të dyja vendet. Por ai nuk heziton të thotë gjithashtu  se progresi  i të dyjave vendeve nuk është i mjaftueshëm.

Holanda është deklaruar disa hërë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo ka kërkuar disa hërë në  KomisioninEuropian, që Shqipëria duhet të rishikojë reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjithashtu qeveria holandeze ka thënë  se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY